Arrestohet i dyshuari që vodhi disa qengja në Prizren, dërgohet në në mbajtje

0%

Një rast i vjedhjes së bagëtive është zbardhur nga hetuesit policorë në Prizren, ku është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar. Sipas Policisë së Kosovës, më , rreth orës , hetuesit nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin D. T., 62-vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

I njëjti dyshohet se më kishte vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1,000 euro në fshatin Pirane, të cilët më pas i kishte shitur te persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe është iniciuar kallëzim penal.

Në vazhdim të hetimeve, më , hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e raportuar si të vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, kafshët e sekuestruara i janë kthyer pronarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com