Gjendet vetura e vjedhur në Prizren, arrestohet i dyshuari

0%

Ditë më parë është raportuar për vjedhjen e një veture e cila të mërkurën është identifikuar i dyshuari si dhe ka treguar vendndodhjen e veturës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe duke qenë se kishte një aktgjykim të formës së prerë me dënim me burg nga Gjykata Themelore në Prizren, është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Policisë: Me datën , një qytetar ka raportuar në polici rastin e vjedhjes së automjetit të tij. Sipas ankuesit, me datën , ai e kishte parkuar automjetin e tipit VË Golf në një parking në Prizren. Kur është kthyer, me datën , ka vërejtur se automjeti mungonte dhe dyshohej se ishte vjedhur.

Hetuesi kujdestar i Stacionit Policor Prizren, në konsultim me prokurorin kujdestar, ka iniciuar rastin ‘vjedhje e rëndë’. Pas një pune intensive operative, me datën , hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë identifikuar të dyshuarin, i cili ka treguar vendndodhjen e automjetit. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari është intervistuar dhe duke qenë se kishte një aktgjykim të formës së prerë me dënim me burg nga Gjykata Themelore në Prizren, është dërguar për vuajtjen e dënimit. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës vazhdon me përkushtim të punojë në ruajtjen e rendit dhe pronës së qytetarëve, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe atyre në kërkim.

Burimi: Telegrafi