Bastisje në Pejë, sekuestrohen pajisje për bixhoz të paligjshëm – arrestohen dy persona

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pas një operacioni të zhvilluar në qytetin e Pejës. Sipas njoftimit, rasti është zbuluar pas pranimit të informatave se në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

“Pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve relevante se në një lokal në rrugën ‘Mehmet Akif Peja’ në qytetin e Pejës, disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, Sektori Rajonal për Hetime… ka realizuar kontroll/bastisje në këtë lokal,” thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova materiale, përfshirë “shtatë (7) telefona mobilë; një (1) DVR; një (1) kompjuter portativ (llaptop).” Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit kompetentë, ndërsa më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të veprimtarive të kundërligjshme,” thuhet në fund të njoftimit.

Burimi: Telegrafi