Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një shkrim të Labinot Bislimit, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili flet për protestën në Tiranë. Bislimi shkruan se atdheun e duan të gjithë, liberalë e konservatërë, të majtë e të djathtë. Por thotë ai, Shqipëria po zhvillohet dhe po del nga zona e konfortit.
Ndaj dhe arsyeja e protestive nuk janë flamingot, është pikërisht zhvillimi i vendit, duke mos marrë në konsideratë faktin se ky zhvillim ka koston e shtijes së atdheut. Këtë e thonë të gjitha mediet e huaja!
Kësisoj Labinot Bislimi me këtë status të ripostuar nga Edi Rama, ka marrë anën e këtij të fundit, kundër të rinjve që protestojnë për mbrojtjen e Shqipërisë nga shitja totale e saj me 523 projekte e resorte te publikuara sot, tek të huajt. Duke mbrojtur Edi Ramën, si shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës edhe ky Labinoti, në fakt po mbron tradhtinë.
Nëse nuk është i bindur për këtë fakt, le të hapë videot e intervistave të shefit të partisë së tij, Ramush Haradinaj dhe ta mësojë. Të mbrosh shitjen e Shqipërisë dhe të sulmosh rininë pse ajo e mbron atdhun dhe kombin, kjo është marria më e madhe dhe njëkohësisht çudia më e çuditshme, sidomos kur këtë e bëjnë politikanë të Kosovës.
Shihni si janë vënë në mbrojtje të Edi Ramës dhe sulmojnë Dritan Goxhajn disa ish-komandantë të UÇK-së, përfshirë Gucatin dhe Azem Sylën. Të gjithë këta janë ngritur kundër protestës e madje kanë denoncuar që të mos përdoret aty flamuri i UÇK-së, vetëm se kjo protestë drejtohet kundër tradhtarit me damkë, Edi Rama!
Bashkë me komandantët e UÇK-së, Edi Ramën e mbron dhe protestën e sulmon gjithashtu bashkëpunëtori i shërbimit sekret të Serbisë, Baton Haxhiu, si dhe bashkëpronari i Radoiçiq në biznes, Berat Buzhala, si dhe shumë të tjerë të kësaj kategorie. Janë bashkuar spiunë e komandantë të UÇK-së për ta mbrojtur tradhtinë e Edi Ramës dhe shitjen prej tij të Shqipërisë.
Nuk janë të gatshëm ta mbrojnë Shqipërinë, duke dënuar tradhtinë! Ish-ushtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve duhet të distancohen nga këta komandantë sharlatanë!
