Shpërndaje në: Ylli i Norvegjisë, Erling Haaland, ka zgjedhur të shtojë mbiemrin “Braut” në fanellën e tij, ndërsa përfaqëson vendin në Kupën e Botës. Te Manchester City, norvegjezi e ka në fanellë vetëm “Haaland”, që është edhe mbiemri i babait të tij, Alf-Inge. Por për ndeshjet ndërkombëtare, sulmuesi e ka përfshirë edhe mbiemrin e nënës së tij, Gry Marita Braut, në fanellë. Në kulturën norvegjeze është e zakonshme që njerëzit të përfshijnë mbiemrat e nënës dhe babait në mbiemrat e tyre. Alf-Inge Haland është ish-lojtar i Premier Leagues. Gry Marita Braut është ish-atlete elitare. Në karrierën e hershme te Salzburgu dhe Dortmundi, sulmuesi kishte mbiemër të “dyfishtë”. Derisa luante te Dortmundi, hoqi Braut nga fanella dhe vazhdoj njëjtë te Manchester City. Kur iu kërkua të shqiptonte emrin e tij për qëllime mediatike të Kupës së Botës, 25-vjeçari u prezantua si Erling Braut Haaland.
