“Rama duhet të largohet sepse nuk përfaqëson interesin e Shqipërisë”/ Organizatorja e protestës në Gjermani: Mund të rrezikonim edhe deportimin

0%

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u prit me protesta në Berlin të Gjermanisë . Nën thirrjet “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë.”, “Turp”, “Anulo projektin”, “Anulo ligjin”, protestuesit i dhanë jehonë edhe një herë protestës që p o mbahet prej 18 ditësh në Tiranë. E ftuar në programin e drekës në News 24, përballë Ola Brukos, aktivistja dhe organizatorja Oneda Vruzhaj deklaroi se kjo ishte një nismë shumë spontane e komunitetit. Vruzhaj tha se në zonën ku kryeministri zhvilloi vizitën ishte e vështirë të merrej leje dhe organizatorët edhe mund të rrezikonin deportimin. Aktivistja deklaroi se kërkohet largimi i Ramës pasi nuk përfaqëson interesin e Shqipërisë. “Ka qenë një nismë shumë spontane e komunitetit tonë në Gjermani. Aktualisht jam me lejen e mëmësisë dhe kjo nuk më pengoi aspak. Në atë zonë ku kryeministri do të paraqitej ishte e pamundur leja e protestës ndaj rrezikonim që të gjobiteshim dhe rrezikonim edhe deportimin. Vajzat kanë qenë shumë të guximshme për të organizuar “mikpritjen” e kryeministrit. Protestojmë sepse jemi njerëz që jemi larg Shqipërisë, por me mendje dhe trup aty. Rama duhet të largohet sepse nuk përfaqëson interesin e Shqipërisë. Kërkojmë anulimin e ligjit dhe largimin e tij. Ne kemi hartuar edhe një listë me problematikat që nuk janë zgjidhur nga veriu në Jug”.

Burimi: Bota Sot