Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më , duke filluar nga ora , do të nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit. Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga operatori ekonomik i kontraktuar, ndërsa gjatë zhvillimit të tyre priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

“Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

Po ashtu, apelojmë që të respektohet sinjalizimi i përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, deri në përfundimin e punimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com