Kryetrajneri i Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri, të mërkurën e ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “M20 Championship I” që prej 12 deri më 19 korrik mbahet në Prishtinë. Bëhet fjalë për gjeneratën që vjet u paraqit me sukses në Kampionatin Botëror U18 të mbajtur në Egjipt.
Grumbullimi i Kombëtares U20 do të bëhet të hënën e ardhshme në Prishtinë. Hendbollistët e rinj do të kenë përgatitje të përbashkëta deri në fillim të Evropianit, përkatësisht deri më 11 korrik. Gjatë përgatitjeve, Kombëtarja U20 do t’i ketë edhe tri ndeshje kontrolluese. Dy herë Kosova U20 do të luajë me Arabinë Saudite, ndërsa një ndeshje e ka me Italinë.
Të tri ndeshjet janë në Maqedoni të Veriut. Kosova U20 ndeshjen e parë në Evropian e ka ndaj Holandës, më 12 korrik nga ora .
Lista Rasim KrasniqiTiszakétske VSE Suad Pajaziti SG OSF Berlin Lorik ZogajMors Thy Håndbold Akademi Bleron Imeraj LHC Cottbus Arber Basholl iKH Vushtrria Granit Kadiri KH Rahoveci Etnik Bajoku KH Llapi Diolen Ajvazi KH Kastrioti Ledri Mustafa KH Kastrioti Isuf Kadrija KH Deçani Ilir Istrefaj KH Besa Famgas Olt Kabashi KH Besa Famgas Perparim Kuqi KH Prishtina Olsi Mulaj Istres Provence HB Arbian Thaqi HC Erlangen Drijon Istrefi Halden topphandball Amar Muqolli Al Arabi
