Gruaja raporton dhunë psikike dhe ekonomike nga bashkëshorti në Fushë Kosovë

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua ka deklaruar se po përballej me dhunë psikike dhe ekonomike nga bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 24 qershor, rreth orës , në Stacionin Policor, ndërsa dyshohet se ka ndodhur në fshatin Miradi e Epërme, në rrugën “Kaçaniku”.

Burimet bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar para hetuesve të dhunës në familje se me bashkëshortin e saj kishin mosmarrëveshje bashkëshortore dhe se ndaj saj dyshohet se ishte ushtruar dhunë psikike dhe ekonomike.

I dyshuari është intervistuar nga Policia, ku ka deklaruar se me bashkëshorten ka mosmarrëveshje tash e një kohë, por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë psikike apo ekonomike ndaj saj. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com