“Ku është Presidenti?”/ Prençi “shpërthen”: Dy institucionet që ‘u zhdukën’ pas protestave

0%

Shemsi Prençi, komentoi protestën masive të qytetarëve dhe reagimin e institucioneve shtetërore në ditët pas saj. Prençi ngriti shqetësimin për mungesën e reagimit nga Presidenti i Republikës dhe Avokati i Popullit, duke i cilësuar si dy figura që duhet të kishin pasur qëndrime publike për situatën. “Ku është Presidenti? Ku është Avokati i Popullit?

Dy institucione që duhet të ishin të parët që reagonin kur qindra mijëra qytetarë dolën në protestë, por nuk ka asnjë reagim.”- tha Prençi. Ai shtoi se mungesa e tyre e bën edhe më të thellë ndjesinë e mosadresimit institucional të shqetësimeve të qytetarëve. “Qeveria nuk i pyet qytetarët kur merr vendime të rëndësishme, por reagon vetëm kur ata dalin në rrugë.

Kjo tregon mungesë konsultimi dhe një krizë besimi mes institucioneve dhe qytetarëve .”-shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot