PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

0%

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin që Edi Rama, Taulant Balla dhe eksponentë të tjerë të PS-së kanë nisur ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Tahir Sinani, apo të tjerë.

Deklaratë e Partisë Demokratike Përpjekja për përbaltjen, me porosi të Edi Ramës, të Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së është një akt i ulët, antishqiptar dhe serbomadh nga Taulant Balla, eksponenti më kryesor i krimit të organizuar pas Edi Ramës në Shqipëri.

Partia Demokratike e konsideron luftën për çlirimin e Kosovës si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas atyre të Skënderbeut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si antishqiptare, çdo përpjekje të Edi Ramës, argatit të Aleksandër Vuçiçit dhe vasalëve të tij si Taulant Balla e të tjerë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjtë, të rënët dhe luftëtarët e saj.

Burimi: Bota Sot