Sërish përçarje, ndarje, përplasje e hallakamë në LDK. Krizat brenda kësaj partie nuk kanë të ndalur që nga janari i këtij viti. Pra, po ndodhin përçarje e ndarje në këtë parti. Kjo e fundit po ndahet në disa grupe, apo dyshe e treshe. Kjo tregon se në LDK nuk ka rehati për momentin. Është shqetësuese. Është në gazep të madh LDK.
Degët në Pejë, Lipjan e Prishtinë po ia kërkojnë dorëheqjen kreut aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Kjo lë të kuptohet se fajtori dhe strumbullari i të gjitha të këqijave, të cilat e kanë kapluar LDK-në, është humbësi i katër palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme nacionale nga viti 2021 e deri më .
Referuar rezultateve zgjedhore preliminare të 7 qershorit, ku LDK sërish renditet e treta për nga votat e fituara me 17,60%, ndonëse afro 5 për qind më shumë për dallim nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, megjithatë kjo fitore jo e bujshme nuk ka vend për eufori e vetëlavdata nga lidershipi aktual. Pra, LDK-ja e sotme nuk është më ajo e dikurshme.
Andaj, nisur nga ky fakt, LDK duhet të marrë vendime të qarta politike për të ardhmen e saj, duke e parë këtë si moment vendimtar për drejtimin e partisë në skenën politike në Kosovë. Ndryshe, e pret humnera e thellë. Pra, kërkohet një pastrim apo spastrim në radhët e kësaj partie, që nga niveli lokal e deri në atë qendror.
Me një fjalë, zgjedhjet e brendshme për lidership të ri janë të pashmangshme, ashtu siç kërkuan edhe Arben Gashi dhe Muhamet Hamiti, zyrtarë të kësaj partie. Boll më me humbje e radhitje e treta në zgjedhjet nacionale, pastaj në opozitë e në koalicione.
Kujtojmë se që nga viti 2001, 2004, 2007, 2014 dhe 2019, LDK ka qenë pesë herë në koalicione me PAN, kurse në opozitë tri herë (2010, 2017 dhe 2021). Kjo parti për herë të fundit ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës në periudhën 2020–2021, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti. Ekzakt, qeveria u votua më dhe qëndroi në detyrë deri më .
Ndryshe, LDK për herë të fundit i ka fituar zgjedhjet në vitin 2004. Në fund, lind pyetja: deri kur do të vazhdojnë këto përçarje e ndarje në LDK-në e Ibrahim Rugovës?
