Haziri sqarohet pas deklaratës për postin e Presidentit

0%

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dalë me një ‘’sqarim’’ pas deklaratës së tij të bërë lidhur me çështjen e presidentit, duke thënë se, ‘’nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së’’. Haziri, ka thënë se kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Postimi i plotë: Sqarim për interesimin e publikut Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt. Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së. Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës. Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur. Askush mbi Republikën!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot