Shoqërohen në Polici 4 persona, shkruan grafitin “Kosovska Mitrovica“

0%

Katër persona janë shoqëruar në Polici e më pas janë liruar pasi që tentuan të shkruanin grafite në një mural në sheshin e Mitrovicës së Veriut. Në muralin e një ndërtese afër shtatores së Car Llazarit, veçse ishte arrituar të shkruhej “Kosovska Mitrovica”, “Millan”, “Luka”, “Petar Pavle” e përshkrime të tjera.

Për atë që shkroi “Kosovska Mitrovica”, organet e rendit shqiptuan një gjobë për vandalizëm. Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës tha për RTKLive se asnjë iniciativë e tillë nuk mund të merret pa lejen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). “Kishin qenë duke u përgaditur për ta bërë një mural.

I kemi sjellë në stacion të Policisë. Njërit ia kemi shqiptuar një tiketë për vandalizëm që e ka shkrujt aty “Kosovoska Mitrovica” dhe u kemi thënë se pa dhënë aprovimin MAPL, ata nuk bën me ndërtu asgjë”, theksoi Elshani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot