Peja zyrtarizon dy transferime

0%

Shpërndaje në: Klubi i basketbollit Peja ka transferuar dy basketbollistë të mërkurën Altin Morinën dhe Trevor Mooren. Morina, që në fund të edicionit të kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës, është vlerësuar lartë nga klubi pejan. “Përvoja, karakteri dhe mentaliteti fitues vijnë te KB Peja.

Kampion i Kosovës me dy ekipe të ndryshme, gjashtë trofe të fituar, me paraqitje ndërkombëtare, pjesëmarrës në Top 16 të FIBA Europe Cup 2019, Altin Morina do të jetë pjesë e KB Peja për sezonin e ri. Një lider në parket, një fitues i dëshmuar dhe një armë e fortë për trajnerin Michalis Kakiouzis në sezonin 2026/27, Altini do ta mbuloj pozitën e fundorit në klubin tonë”, ka shkruar Peja.

Morina me Sigal Prishtinën kishte mesatare prej 4.7 pikëve, 2.5 kërcimeve e 1.7 asistimeve për ndeshje. Luajti edhe për Bashkimin. 26-vjeçari Moore ka luajtur për Zlatiborin me mesatare prej 16.7 pikëve, 3.4 kërcimeve dhe 3.1 asistimeve për ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha