Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës . “Sot rreth orës është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi. Ajo shtoi se njësitet e trafikut rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit. “Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij vetaksidenti”, tha Krasniqi për Telegrafin.
Shkaqet që çuan deri te aksidenti nuk janë bërë ende të ditura.
