Shpërndaje në: Transmetuesi shtetëror turk, TRT, ka hequr një komentator nga lista e Kupës së Botës pasi ai ngatërroi ekipet e Iranit dhe Zelandës së Re. TRT tha në një deklaratë të lëshuar në orët e mbrëmjes të së martës se komentatori, i identifikuar nga mediat turke si Murat Ekrem Çimen, ishte larguar nga ekipi i transmetimit të Kupës së Botës, në pritje të hetimit. Pra komentatori me përvojë nuk do të komentojë më ndeshjet e këtij botërori. Çimen iu referua sulmeve të Iranit si të Zelandës së Re. Përshkroi lëvizjet e Zelandës së Re si të Iranit gjatë minutave të parë të transmetimit. Ai nisi të paraqes drejtë lojtarët kur në ekran u shfaq dukshëm një lojtar i Iranit dhe u pa mbiemri i tij në shpinë. TRT tha se gabimi ishte i papranueshëm sipas standardeve të transmetimit të kompanisë. Televizioni turk ka kërkuar falje për gabimin e bërë nga komentatori me 30 vjet përvojë.
