Disa lote prodhimi të Ujit mineral Kllokoti kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të Borit ‘’Boron’’ sipas njoftimit të RASFF. Sipas një njoftimi për media thuhet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është njoftuar për largim nga tregu të produktit: ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova.
“Në të cilin pas kryerjes se testeve laboratorike ka rezultuar: me nivel të lartë të Borit ‘’Boron’’, duke tejkaluar kufijtë e lejuar. Rasti i njoftimit mban nr. 2026.5529. Të dhënat e produktit: Emri i produktit: Ujë Mineral, Brendi: UJË KLLOKOTI, Kompania eksportuese: Rugove SH. P. K. Paketim: 1.5 L, datë skadimi: dhe . Paketimi:0.5 L, datë skadimi: / / dhe .
Arsyeja e njoftimit: Përmbajtje e lartë e Borit (Boron) në ujë mineral. Niveli i rrezikut: SERIOZ. Vendi eksportues: Kosovë”, thuhet në njoftim. Tutje në njoftim thuhet se pas njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV do të ndërmarre veprimet ligjore, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorit.
“Inspektimi nisë tek prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit. Vazhdon me gjurmimin për verifikim të të gjitha lotëve të prodhimeve ekzistuese dhe të ndërlidhura me rastet e lajmëruara. Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences.
Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet në afat sa me të shkurtër kohore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AUV-it. Bori është një element kimik natyror (simboli B ) që gjendet në tokë, shkëmbinj dhe ujëra nëntokësore.
Në sasi të vogla, ai është i pranishëm në shumë ushqime dhe nuk paraqet domosdoshmërisht rrezik për shëndetin. Megjithatë, kur përqendrimi i borit në ujin e pijshëm është mbi kufijtë e lejuar , konsumimi i vazhdueshëm mund të jetë i dëmshëm. Ekspozimi i lartë ndaj borit mund të lidhet me: Të përziera dhe probleme me tretjen. Të vjella ose diarre në raste të ekspozimit të lartë.
Efekte në veshka ose organe të tjera nëse konsumohet për një periudhë të gjatë në nivele të larta. Në disa studime, nivelet shumë të larta janë lidhur edhe me ndikime në fertilitet dhe zhvillim. Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore vendosin kufij maksimalë të lejuar për sasinë e borit në ujin e pijshëm dhe monitorojnë produktet që dalin në treg.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
