Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka njoftuar se intervistat për kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të mbahen më , në objektin e KPK-së.
Sipas njoftimit, bazuar në nenin 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, procesi do të zhvillohet në sallën e takimeve në katin e gjashtë të KPK-së.
Hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të nisë në orën , ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora . Sipas orarit të publikuar nga KPK-ja, kandidatët do të intervistohen në këto termine: Atdhe Dema – ora Naim Abazi – ora Rafet Halimi – ora Shqipdon Fazliu – ora Zejnulla Gashi – ora Ndërkohë, nga ora deri në do të ketë pauzë.
KPK ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë ta monitorojnë procesin t’u përmbahen rregullave dhe orareve të përcaktuara. Për shkak të hapësirës së kufizuar, të interesuarit duhet të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi ose monitoruesi duke kontaktuar Zyrën për Komunikim Publik në adresën elektronike [email protected] , jo më vonë se .
