Shpërndaje në: Këngëtarja e njohur latine, Shakira, ka thënë se ka dëshirë të bashkëpunojë me shqiptaren me famë botërore, Dua Lipa. Dëshirën, Shakira e ka shprehur në podcastin e Lele Pons. Pons e ka pyetur këngëtaren me prejardhje nga Columbia, se me kë do të donte të bashkëpunonte në të ardhmen duke i përmendur edhe ikonën e muzikës italiane, këngëtarin e mirënjohur Andrea Bocelli.
“Dua Lipa! Do të kisha qejf të bashkëpunoja me Dua Lipën”, ka thënë Shakira. Këngëtarja ka thënë gjithashtu se Lipa e flet shumë mirë gjuhën spanjishte.
