Largimet te Flamurtari po vijnë njëri pas tjetrit. Erik Veiga është i radhës, i cili ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin në Vlorë. Klubi kampion i Luksemburgut, Atert Bisen, e prezantoi sot Veigën. 29-vjeçari nga Luksemburgu do të luajë për herë të parë në vendin e tij. Atert Bisen ndërkohë po përforcon ekipin para ndeshjeve të Europës.
Kualifikueset nisin në turin e parë të Ligës së Kampioneve përballë Klaksvik. Te Flamurtari ndërkohë duhet ndërtuar grupi nga fillimi. Oltijon Kërnaja ka parë që Flamurtarit t’i largohen lojtarët kryesorë, pasi kujtojmë se më parë janë konfirmuar Skuadrone, Diavara dhe Maksuti ndër të tjerë.
Trashi dhe Marku ndërkohë po e vazhdojnë aventurën në Shqipëri, respektivisht te Besëlidhja dhe Vllaznia.
