U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën në një takim lamtumirës Shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.
Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu e falënderoi Barbanon për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për rolin e tij në kuadër të mandatit të EULEX-it në mbështetje të sundimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë. Gjatë takimit, ushtruesja e detyrës së Presidentes vlerësoi qasjen profesionale dhe korrekte të Barbanos gjatë mandatit të tij.
Ajo i ka uruar njëkohësisht suksese në detyrat dhe angazhimet e ardhshme
