Pas shumë vitesh sakrifice, përkushtimi dhe krenarie, Arbnore Përçuku pensionohet nga kombëtarja e Kosovës, duke lënë pas një histori që do të mbetet përgjithmonë pjesë e basketbollit të Kosovës. “Që nga ditët e para të kombëtares sonë e deri te paraqitjet e fundit në arenën ndërkombëtare, Arbnorja ishte një lidere e vërtetë në parket.
Me karakterin e saj luftarak, qetësinë në momentet më të vështira dhe dashurinë e pakushtëzuar për fanellën e Kosovës, ajo u bë simbol i një gjenerate që ndihmoi në ndërtimin e identitetit të basketbollit tonë në Evropë. Në çdo paraqitje, ajo luajti me zemër. Në çdo turne, ajo dha maksimumin. Në çdo fitore dhe humbje, ajo ishte aty për Kosovën.
Ajo ishte frymëzim për bashkëlojtaret, shembull për gjeneratat e reja dhe ambasadore e basketbollit të Kosovës kudo që luajti. Për vite me radhë, ajo mbajti me krenari ngjyrat dardane dhe ndihmoi që emri i Kosovës të dëgjohej në skenën ndërkombëtare. Përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria e saj për Kombëtaren do të mbeten model për të gjithë ata që do të vijnë pas saj.
Sot, teksa mbyllet një kapitull i madh i karrierës së saj me fanellën e Kosovës, një gjë është e sigurt: emri i Arbnore Përçukut do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së basketbollit kosovar. Arbnore Përquku ka luajtur me Kosovën në garat ndërkombëtare, që nga pjesëmarrja e Kosovës A Femrat.
Paraqitja e parë ishte në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla në Qipro më 2021 në Qipro, ku Dardanet u renditen në vendin e tretë. Në këtë garë, ajo luajti katër ndeshje, aq sa edhe më 2022, po të njëjtën garë. Më 2024, ky Evropian u zhvillua në Prishtinë, ku Përçuku luajti në pesë ndeshjet.
Në përgjithësi te Kosova ka mesatare prej 11.2 pikë për ndeshje, 4.1 kërcime dhe 5.3 asistime”, t huhet nga FBK.