Fushë Kosova po vlon nga mbeturinat, Prebreza thotë se katër kamionë janë në funksion

0%

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza , ka bërë të ditur se në qytet ka nisur një proces i intensifikuar për largimin e mbeturinave, si pjesë e masave për përmirësimin e gjendjes së pastërtisë publike.

Përmes një postimi në Facebook, Prebreza theksoi se nga sot në terren do të jenë të angazhuar katër kamionë në baza ditore për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në të gjithë qytetin. “Fushë Kosova po pastrohet. Nga sot, 4 kamionë çdo ditë në terren për largimin e mbeturinave në qytetin e Fushë Kosovës”, ka shkruar Prebreza.

Ai shtoi se pas ndërhyrjeve emergjente të ndërmarra nga komuna, procesi i menaxhimit të mbeturinave po shkon drejt fazës përfundimtare të zgjidhjes së problemit. “Pas masave emergjente të ndërmarra, procesi i largimit të mbeturinave po hyn në fazën përfundimtare të zgjidhjes”, ka theksuar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund të reagimit të tij, kryetari i komunës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi