Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të posedimit ilegal të narkotikëve në Viti. Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Policia ka bërë të ditur se ka vërejtur dy persona të dyshuar, të cilët pasi i kanë parë zyrtarët policorë, kanë ikur në drejtim të panjohur.
Në vendin ku ishin parë të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale një peshore elektrike, një telefon celular, një veturë, një motor-skuter, si dhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 172.9 gramë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.
