Shpërndaje në: Edhe pse valët brutale të të nxehtit po bëhen më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive në Evropë, kondicioneri mbetet shumë i rrallë në shtëpitë evropiane. Pothuajse 90% e shtëpive në SHBA kanë kondicioner, ndërkaq në Evropë është rreth 20%, shkruan CNN. Një arsye e madhe është se shumë vende evropiane historikisht kanë pasur pak nevojë për ftohje, veçanërisht në veri.
Valët e të nxehtit rrallë arrijnë temperatura të larta që zgjasin, që Evropa tani po përjeton rregullisht. Pra, kondicioneri tradicionalisht është parë si një luks, veçanërisht pasi instalimi dhe funksionimi i tij mund të jetë i kushtueshëm. Kostot e energjisë në shumë vende evropiane janë më të larta se në SHBA, ndërsa të ardhurat kanë tendencë të jenë më të ulëta.
Mund të jetë gjithashtu më e vështirë, dhe të përfshijë më shumë burokraci – të instalosh kondicioner në shtëpitë e vjetra të kontinentit. Pastaj është edhe këndvështrimi i politikave. Evropa është zotuar të bëhet “neutrale ndaj klimës” deri në vitin 2050 dhe një rritje e ndjeshme e kondicionerëve do t’i bëjë angazhimet klimatike edhe më të vështira për t’u arritur.
Kondicionerët jo vetëm që janë konsumues të energjisë, por ata gjithashtu e shtyjnë nxehtësinë jashtë, duke rritur më tej temperaturat. Ky ndikim është veçanërisht i rëndë në qytetet përgjithësisht të dendura të Evropës. Megjithatë, qëndrimet ndaj ajrit të kondicionuar në Evropë po ndryshojnë, ndërsa kontinenti bëhet një pikë e nxehtë klimatike.
