Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë në Podujevë, të cilat dyshohet se ishin planifikuar të dërgoheshin në Shtutgart të Gjermanisë. Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më , rreth orës .
Gjatë kontrollit në dy valixhe, të cilat ndodheshin në një depo, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata AK-47, një armë të gjatë të modelit M12, një armë të gjatë të prodhuesit të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Policia ka bërë të ditur se, lidhur me këtë rast, paraprakisht kishte pranuar informata se tre të dyshuar, ishin organizuar që armët e lartcekura t’i dërgonin në Shtutgart të Gjermanisë. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo ata nuk janë hasur aty. Sipas Policisë, tre të dyshuarit janë në kërkim, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
