U ndëshkua me karton të kuq se mbuloi gojën me dorë, Almiron pezullohet ndeshje

0%

Mesfushori paraguajan, Miguel Almiron u sanksionua me 1 ndeshje pezullim pasi u bë i pari futbollist i ndëshkuar me karton të kuq pasi kishte mbuluar gojën teksa po fliste me kundërshtarin e tij. FIFA konfirmoi se Almiron nuk do të luajë në ndeshjen e fundit në grup të Paraguajit, atë me Austtralinë e programuar për t’u zhvilluar këtë të enjte.

Qeveria e futbollit botëror deklaroi gjithashtu se ky vendim është i apelueshëm. Almiron hyri në histori kur u sanksionuar me karton të kuq në ndeshjen me Turqinë pasi mbuloi gojën me dorë gjatë një debati me futbollistin turk Mert Muldur në fundin e pjesës së parë të kësaj ndeshjeje që në fund u fitua nga Paraguaji.

Sipas rregullave të reja, lojtarëve nuk iu lejohet të mbulojnë gojën për të fshehur atë që po thonë gjatë debateve verbale; thyerja e këtij rregulli ndëshkohet me karton të kuq direkt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot