Policia aksion antidrogë në Krujë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

0%

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis. Operacioni është përqendruar kryesisht në zonat malore të Krujës, ku deri më tani janë asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë kanabis. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se lënda narkotike është gjetur e kultivuar në afro 100 parcela të ndryshme, secila me nga 50 deri në 100 rrënjë.

Deri në këtë fazë të operacionit nuk ka persona të arrestuar, por policia ka identifikuar disa persona që dyshohet se posedonin dhe administronin parcelat me kanabis, të cilët janë shpallur në kërkim.

Në terren janë angazhuar 15 grupe efektivësh policie, ndërsa kontrollet dhe aksioni pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe identifikimin e personave përgjegjës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot