Portugalia, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, e fillon fushatën e saj në Kupën e Botës kundër Kongos në Hjuston, të mërkurën nga ora . Skuadra e Roberto Martinezit duhet të përballet me vëmendjen ndaj Ronaldos gjatë gjithë turneut, pasi 41-vjeçari synon të fitojë Kupën e Botës për herë të parë në përpjekjen e tij të gjashtë dhe ndoshta edhe të fundit. Ronaldo ka fituar Evropianin në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2019 dhe 2025 me Portugalinë, por i mungon titulli i Botës. Kanë kaluar 60 vjet që nga paraqitja më e mirë e Portugalisë në Kupën e Botës. Ishte viti 1966 kur Portugalia zuri vendin e tretë në Botërorin e mbajtur në Angli. Në vitin 2006, Portugalia u eliminua në gjysmëfinale, kurse në Katar në vitin 2022 u ndal nga Maroku në një të tetën e finales. Kongo e bën paraqitjen e parë në Kupën e Botës, që nga paraqitja famëkeqe në vitin 1974, kur njiheshin si Zaire. Përballja ndërmjet Portugalisë dhe Kongos është e para në histori. Ronaldo në Botërorin e tij të gjashtë do të hyjë si lojtari i vetëm që shënoi në pesë Kupa të Botës. Botërori në SHBA, Meksikë dhe Kanada pritet të jetë i fundit për Ronaldon. Ronaldo për Portugalinë ka shënuar 143 gola në 228 paraqitje.
