Goditet me shufër hekuri në kokë pas një mosmarrëveshjeje në Kllokot, i dyshuari ndalohet për 48 orë

0%

Një person ka mbetur i lënduar pas një sulmi fizik në Kllokot, ku dyshohet se është goditur me shufër hekuri në kokë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 22 qershor, rreth orës , në Stacionin Policor në Kllokot, nga ankuesi E.Z., nga fshati Radivojc.

Burimet bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin E.Z., ky i fundit dyshohet se fillimisht e ka kapur viktimën për gjoksi e më pas e ka goditur një herë në kokë me shufër hekuri. Si pasojë e lëndimeve, viktima fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Viti, më pas në Emergjencën e Gjilanit dhe nga aty është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Sipas informacioneve të siguruara, viktima është intervistuar më 23 qershor në repartin e Neurokirurgjisë në QKUK, ku po trajtohej pas lëndimeve të pësuara. Bazuar në informatat mjekësore, gjendja e tij për momentin është stabile. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com