Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Mabë, vdes një person nga Kosova – lëndohen motra dhe djali i tij

0%

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur rreth orës të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë–Mabë. Një kamion me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa janë tranportuar drejt Traumës motra dhe djali i tij.

“Rreth orës , në aksin rrugor Lezhë–Mabë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F.

B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /A2 Televizion

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi