Jude Bellingham mezi pret të luajë pranë Jose Mourinhos: Është top trajner

0%

Jude Bellingham ka folur pas barazimit pa gola të Anglisë ndaj Ganës në Kupën e Botës 2026, duke komentuar edhe ardhjen e Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit. Mesfushori anglez nuk i kurseu fjalët e mira për trajnerin portugez, duke e vlerësuar lart figurën e tij. “Mourinho është një top trajner”.

Ylli i Anglisë dhe i Real Madridit u shpreh gjithashtu i kënaqur me lëvizjet e klubit në merkato, duke theksuar cilësinë dhe përvojën që kanë sjellë afrimet e reja. “Jam shumë i lumtur. Kemi bërë gjithashtu nënshkrime të shkëlqyera, shumë afrime, me shumë cilësi dhe përvojë”. “Do të jem shumë i lumtur të punoj me ta”, përfundoi Bellingham.

Ndërkohë, ylli i “Tre Luanëve” aktualisht është i fokusuar që ta fitojë Kampionatin Botëror 2026 me Anglinë, ku pas dy xhirove kanë arkëtuar katër pikë në fazën e grupeve. Anglia do ta zhvillojë edhe një ndeshje në fazën grupore, atë ndaj Panamasë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot