Senati amerikan ka miratuar një rezolutë që i kërkon presidentit të ShBA-së, Donald Trump të ndalojë luftën kundër Iranit ose të kërkojë miratimin e Kongresit përpara se të vazhdojë veprimet ushtarake. E njëjta rezolutë ishte miratuar më herët këtë muaj edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Ndërkohë që në votimin e së martës, disa senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve dhe masa u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër. Rezoluta ka kryesisht karakter simbolik, sepse edhe pse është miratuar nga të dyja dhomat e Kongresit, ajo nuk do t’i dërgohet Trumpit për shqyrtim dhe nuk ka fuqi detyruese ligjore, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur disa republikanë në Kongres kanë shprehur dyshime ndaj planit të paqes që Trump ka arritur me Iranin, ndërsa konflikti, i cili nuk gëzon mbështetje të gjerë publike, po i afrohet muajit të pestë të tij.
