Anglia është skuadra e fundit mes favoritëve të mëdhenj që do të bëjë prezantimin e saj në “Botërorin 2026”. Në kërkim prej 60 vitesh për kupën e dytë të botës, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të nisë misionin e radhës me sfidën dirkte dhe të vështirë në Grupin L, kundër Kroacisë në Dallas në orën . “Tre Luanët” shihen si favoritë në këtë ndeshje dhe gjithë turneun, ndërsa shpresat më të mëdha janë te Harri Kane. Rekordmeni i kombëtares vjen në këtë Kupë Bote pas një sezoni fantastik me Bayern Munich dhe është vendosur mes kandidatëve për “Këpucën e Artë” të këtij Botërori. Por, rruga drejt finaleve të turneut nuk ka qenë e lehtë. Në fillim polemikat për listën e lojtarëve të grumbulluar nga Tuchel dhe një ndryshim i orëve të fundit për trajnerin, pas dëmtimit të mbrojtësit Livramento dhe zëvendësiumit të tij me Chalobah. Gjiithsesi, ky ndryshim nuk e ka ulur aspak vlerën e skuadrës angleze dhe pritshëmëritë ndaj saj. Tifozët kanë nisur korin e famshëm se “Kupa po kthehet në shtëpi”, por në të vërtetë më pranë saj në dy Botërorët e fundit ka qenë Kroacia. Skuadra e Zlatko Dali֛ç arriti deri në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 dhe në gjysmëfinalet e turneut të fundit. Por tani yjet kroatë si Modriç, Perisiç apo Kovaçiç janë disa vite më të vjetër. Kjo është një arsye që kuotat e tyre janë të ulëta në këtë ndeshje, por eksperienca në raste të tilla mund të bëjë diferencën. Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të projektojë vendin e parë në Grupin L, por me rivalë të tjerë si Gana dhe Panamaja, si Anglia ashtu dhe Kroacia nuk duhet ta kenë problem kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit
