E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

0%

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 31°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s.

Burimi: Bota Sot