Shpërndaje në: Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditen e së martës e kanë kërkuar tri degë të kësaj partie.
Mihali këto përplasje i ka quajtur plan të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili. “E paskan nis planin e PërpaSaMive me QUranin në qosh, me e prish nga brenda LDK. Kaq iu desh, zgjedhjet lokale, dy bllokada shtetit tash gati me ia vënë dërrmën. Avazi i vjetër.
Kur LDK për të njëqindën herë bie në kurthin e njëjtë të krimit të organizuar. Futjani dhe një rend për gazin tash. Se e keni kënaq strategjinë në të gjitha anët”, ka shkruar Mihali në Facebook.
