Një automjet në Duhël të Suharekës është përfshirë nga zjarri derisa ishte në lëvizje. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar. “S onte, rreth orës , është raportuar se në fshatin Duhël, Suharekë, një automjet, derisa ishte në lëvizje, papritmas është përfshirë nga zjarri” .
“ Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në automjet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar ”, thuhet në konfirmim.
