Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor

0%

Sot rreth orës , Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për të marrë tretman mjekësor.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “ Sot rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zahaq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njoftoi Rugova.

Burimi: Bota Sot