Futbollisti legjendar portugez, Cristiano Ronaldo, ishte protagonisti kryesor i fitores bindëse 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 41-vjeçar realizoi dy gola dhe vendosi një rekord historik, duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa të Botës të ndryshme.
Dy golat e shënuar ndaj Uzbekistanit ishin të parët e Ronaldos në këtë edicion të Botërorit, por mjaftuan për ta futur edhe një herë emrin e tij në librat e historisë së futbollit. telegrafi.com Reagim emocional pas ndeshjes Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, Ronaldo iu drejtua kamerës televizive dhe bërtiti me emocion: “Jam kthyer, jam kthyer!” Më vonë, në një deklaratë për mediat, kapiteni portugez shpjegoi mesazhin e tij, duke nënvizuar se kishte vuajtur pas ndeshjes së parë.
“Ata menduan se kisha mbaruar dhe se duhej t’u thosha lamtumirë, por unë jam këtu. Jam kthyer. Historitë dhe zërat nga jashtë janë gjithmonë të tilla dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë.
Ne ecim përpara dhe qëndrojmë të bashkuar”, deklaroi Ronaldo. telegrafi.com Cristiano Ronaldo, i është gëzuar edhe rekordit të arritur, por ai ka thënë se qëllimi i tij është të ndihmoj ekipin e Portugalisë të arrijë synimet. “Jam shumë i lumtur. Por për mua, gjëja më e rëndësishme është puna jonë dhe besimi që treguam. Ekipi luajti shumë mirë dhe u përmirësua shumë.
Siç thotë shprehja, çdo gjë ka një anë pozitive”. “Natyrisht, duke folur personalisht, rekordet janë gjithmonë të bukura, por qëllimi im është gjithmonë të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”, ka thënë Ronaldo. Portugalia pranë kualifikimit Me këtë fitore, Portugalia kryeson Grupin K me katër pikë pas dy ndeshjeve të para.
Portugezët janë shumë pranë sigurimit të kualifikimit në fazën eliminatore, ndërsa vendi i parë në grup pritet të vendoset në përballjen e fundit ndaj Kolumbisë. Ronaldo, ndërkohë, vazhdon të sfidojë moshën dhe të thyejë rekorde, duke dëshmuar se mbetet një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit botëror. Standings provided by Sofascore
