Qytetarët vijojnë protestën e tyre të 24-të përpara Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën që e cilësojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Tubimi vjen në një ditë kur kryeministri publikoi në rrjetet sociale fotografinë e një protestuesi, duke e shoqëruar me komente lidhur me protestën.
Kjo solli reagime nga pjesëmarrësit në shesh, ndërsa një prej tyre,vetë i riu Erlis Sina, iu përgjigj drejtpërdrejt kreut të qeverisë. Në fjalën e tij para protestuesve, Sina akuzoi Ramën për përçarje dhe etiketime ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestë, duke bërë thirrje për bashkim përtej bindjeve politike. “Nuk mund të jem mik i Ramës sepse ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Edi Rama nuk jam si ti. 24 ditë je munduar të na përçash, je munduar të na etiketosh, si të çamëve, të grekëve apo të PD. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para. Unë jam me këtë shesh të gjithë plotë. T’i je i vetëm. Dhe kështu i vetëm do largohesh nga ajo zyrë dhe do shkosh në burg…Bëhuni bashkë, lërini përkatësitë partiake, sot ka ardhur dita të largojmë Ramës”, ai.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave të shpallura, ndërsa protesta e 24-të po zhvillohet mes thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim të qeverisjes.
