Abdixhiku u përgjigjet Muhaxherit e Ahmetit: Pres dorëheqjen tuaj morale

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur kërkesës së degëve në Pejë dhe Lipjan për dorëheqjen e tij. Abdixhiku ka thënë se LDK-ja ka performuar më së dobëti në këto dy komuna në zgjedhjet e 7 qershorit dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre morale.

Abdixhiku këtë kërkesë e ka bërë ndaj kryetarit të degës në Pejë, Gazmen Muhaxhiri dhe atij në Lipjan, Imri Ahmeti. “Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së. Unë çështjen e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit.

Edhe përballë këtyre dy kryetarëve. Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë”, ka thënë Abdixhiku në reagimin e tij në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Abdixhiku ka thënë gjithashtu se këto kërkesa të dy kryetarëve, janë të koordinuara dhe e ka quajtur si më korrekte po t’i bëheshin ballë për ballë. Kryetari i LDK-së ka deklaruar se ndjen keqardhje që në momentet me të rëndësishme kësaj partie, dëmtimi nga brenda mbetet qëllim. Reagimin e ka përfunduar me “Si nuk u ngopën kurrë?!”.

Burimi: Koha