“Jo çdo përplasje është karton i kuq”, Henry mbron ndërhyrjen kontroverse të Messit

0%

Ish-sulmuesi legjendar i Francës, Thierry Henry, komentoi incidentin kontrovers të Lionel Messit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 midis Argjentinës dhe Algjerisë, e cila përfundoi me rezultat 3-0. Messi debutoi në edicionin e sivjetmë të Kupës së Botës me një het-trik, por pati edhe një moment kur ndërhyri me takë ndaj një kundërshtari, ku shumë njerëz thanë se e meritoi të përjashtohej me të kuq. Megjithatë, sipas francezit Henry, veprimet e kapitenit argjentinas nuk meritonin një karton të kuq në incidentin që përfshinte Aissa Mandi. “100 për qind karton i kuq”, ish-futbollisti beson se Lionel Messi duhej të ishte përjashtuar nga loja “Qëllimi ka rëndësi të jashtëzakonshme kur analizon saktë situata të tilla”, ka thënë fillimisht Henry. “Kur e shikon përsëri momentin, është e qartë se Lionel Messi është i përqendruar te topi dhe po përpiqet të bëjë një lojë futbolli, të mos lëndojë askënd”. “Po, pati kontakt. Po, dukej i ngathët. Por jo çdo përplasje duhet të ndëshkohet me karton të kuq”, beson francezi.

Burimi: Telegrafi