Dinamo konfirmon goditjen e madhe

0%

Fabjan Përndrenca është vendosur në dispozicion të Dinamos. Sot edhe luajti në fitoren 2 me 1 që dinamovitët morën ndaj Sileksit. Njoftimi i Dinamos: Skuadra jonë zhvilloi sot në Ohër ndeshjen e parë miqësore në kuadrin e përgatitjeve verore, ku fitoi 2-1 kundër Sileksit. Golat për dinamovitët u shënuan nga kapiteni Bruno Dita me 11-metërsh dhe Dejvi Metaj.

Kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit Ilir Daja për të parë gjendjen e skuadrës në përgatitjet për sfidat europiane kundër Astanës në Conferencë League. Formacioni startues: Teqja, Dita, Aliji, Xhejms, Lorran, Qardaku, Manellari, Vila, Ajzeraj, Farruku, Berisha. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe: Kiri, Koma, Manjani, Metaj, Përndreca, Hoxha, Duka, Bleta, Latifi, Meta, Shahini

Burimi: Bota Sot