Një i vdekur e tetë të lënduar në rrëmujën në Jordani gjatë përcjelljes së ndeshjes së Botërorit

0%

Një person vdiq dhe tetë të tjerë mbetën të lënduar pas një rrëmbuje gjatë një organizimi të shikuesve në qendër të Amanit për të përcjellë ndeshjen e Kupës së Botës mes Jordanisë dhe Algjerisë, të martën në mëngjes. Kështu të njoftuar Agjencia e Lajmeve e Jordanisë, duke cituar Drejtorinë për Sigurinë Publike të Jordanisë.

Incidenti ndodhi në Sheshin Hashemit, ku një numër i madh shikuesish ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen të cilën Jordania e humbi 2:1 nga Algjeria. Ekipet e emergjencës kanë bartur nëntë persona për në spital, pasi masa e madhe e njerzve dhe lëvizja e turmës shkaktoi shtypjen. Një nga të plagosurit vdiq më vonë. Ekspertiza do të tregojë arsyen e saktë të vdekjes.

Numër i madh shikuesish mblidhen në Jordani për të parë ndeshjet e përfaqësueses që për herë të parë është në Botëror. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com