Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

0%

Heroina e re e DC Studios po vjen në ekranin e madh! Përgatituni për një aventurë spektakolare, aksion të jashtëzakonshëm dhe një kapitull krejtësisht të ri në universin e DC, sepse SUPERGIRL mbërrin në parapremierë ekskluzive në CineStar Prishtina Mall me 24 Qershor!

Nga krijuesit e universit të ri DC Studios, SUPERGIRL me aktorë ikonik si Milly Alcock, Jason Momoa, Eve Ridley, Matthias Schoenaerts, sjell historinë e heroinës ikonike që do të sfidojë kufijtë e guximit, forcës dhe identitetit. Me efekte mbresëlënëse vizuale, personazhe të paharrueshme dhe një rrëfim emocionues, filmi premton të jetë një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike të vitit.

Përjetoje i pari në CineStar dhe zgjedh formatet premium; ScreenX , 4DX , RealD 3D, për një eksperiencë të paharrueshme që të vendos në qendër të aksionit. Me rastin e parapremierës së SUPERGIRL , CineStar organizon eventin special CineHero , dedikuar të gjithë adhuruesve të superheronjve!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të gjithë vizitorët që do të jenë pjesë e parapremierës më 24 Qershor do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e atmosferës heroike të CineHero dhe të marrin një poster ekskluziv “Limited Edition” Real D 3D të filmit SUPERGIRL. Sasia e limituar! Më shumë informacione dhe biletat mund ti gjeni në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.

Burimi: Telegrafi