Iliria shpjegon për tifozët arsyet e largimit të argjentinasit

0%

Vetëm pak minuta më parë, klubi i Ilirisë njoftoi që trajneri i ri i ekipit do të jetë Dritan Smajli. Ndërsa pas prezantimit të rikthimit të lezhjanit, klubi nga Fushë-Kruja ka bërë një tjetër reagim. Por ky reagim lidhet me trajnerin që u largua, Matias Tatangelo.

Iliria ka shpjeguar për tifozët arsyet e largimit të argjentinasit 40-vjeçar, ku theksohet se para ndeshjes se “play-off” ka pasur keqkuptime. NJOFTIMI: KF Iliria njofton se ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas.

Ky vendim është marrë pas situatave të krijuara para ndeshjes së “play-off”, ku kanë pasur keqkuptime me grupin e lojtarëve dhe mungesë disipline, gjë që e bëri të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Klubi e falënderon për punën e deritanishme dhe i uron suksese në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot