Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se nuk do të kishte bisedime me Iranin, nëse vendi nuk do të pajtohej për inspektime bërthamore të nivelit të lartë në të ardhmen.

“Pavarësisht protestave dhe deklaratave të tyre të rreme për të kundërtën, së bashku me daullet e lajmeve të rreme, të cilat po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta bërë Fitoren e SHBA-së sa më të vogël dhe të parëndësishme të jetë e mundur, Irani është pajtuar plotësisht për inspektime bërthamore të nivelit më të lartë në të ardhmen (Pafundësi!!!).

Kjo do të sigurojë “Ndershmërinë Bërthamore”. Nëse ata nuk do të pajtoheshin për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme”, ka shkruar Trumpi në Truth Social.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklarata e Trumpit vjen pasi Irani ka mohuar pretendimin e zëvendëspresidentit JD Vance se do të lejojë inspektorët bërthamorë të kthehen në vend, pas rundit të parë të bisedimeve midis Ëashingtonit dhe Teheranit për të arritur një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.

Pas negociatave në Zvicër të dielën, Vance ka thënë se diskutimet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) mund të fillojnë “që nga e hëna”. Por ministria e Jashtme e Iranit i ka thënë medias shtetërore se Teherani nuk kishte bërë “asnjë angazhim të ri” për inspektimet bërthamore.

Irani dhe SHBA-ja vazhduan të paraqesin deklarata kontradiktore mbi çështjen bërthamore të martën. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, ka thënë se nuk kishte plane për të lejuar inspektorët të hynin në vendet bërthamore të bombarduara nga SHBA-ja dhe Izraeli vitin e kaluar.

Ndërkohë, SHBA-ja ka hequr dorë përkohësisht nga sanksionet, duke i lejuar Iranit të shesë naftë në dollarë amerikanë për herë të parë në dekada.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, ndërmjetësit Katari dhe Pakistani kanë thënë se pas rundit të parë të bisedimeve në vendpushimin zviceran të Bürgenstock, SHBA-ja dhe Irani kishin rënë dakord për “një plan veprimi drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve”. Vance i ka përshkruar bisedimet si të tilla që kishin hedhur një “themel shumë të mirë”.

Heqja dorë nga sanksionet, e lëshuar nga Thesari i SHBA-së të hënën shkatërron shtyllat qendrore të embargos së gjatë të Uashingtonit, e cila historikisht ka mbytur ekonominë e Teheranit. Licenca e emergjencës autorizon prodhimin, shitjen dhe dorëzimin e naftës bruto dhe petrokimikateve iraniane deri më 21 gusht.

Nafta iraniane mund të importohet edhe direkt në SHBA, sipas lehtësimit të sanksioneve.

Burimi: Koha