Hoti: Kur qeveria e kundërshton gazin, heshtja s’është opsion – reagimi qytetar i domosdoshëm

0%

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i zgjedhur nga LDK, Avdullah Hoti, ka ngritur shqetësime për projektin amerikan të gazit, duke theksuar se çështja është më serioze sesa po paraqitet në publik.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për një projekt infrastrukture apo energjetik, por për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me orientimin strategjik të Kosovës dhe raportin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka deklaruar se kundërshtimi i këtij projekti nga qeveria nuk duhet të kalojë në heshtje dhe se reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar qartë pozicionimin e Kosovës. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë dhe miq, Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.

Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike. Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com