Dashuria dhe futbolli nuk shkojnë bashkë për rivalët – thonë tifozët

0%

Më shumë se një e pesta e tifozëve të futbollit nuk do të dilnin me dikë që mbështet një ekip rival. Një sondazh me 2 mijë tifozë tregoi se 38% gjithmonë e pyesin një person me të cilin po dalin nëse ndjekin ndonjë klub futbolli, që në fazat e hershme të takimit. Rreth 36% e bëjnë këtë për të vendosur nëse është një “dealbr. , transmeton Klankosova.tv.

Ky “obsesion” për të gjetur një shok skuadre reflektohet edhe në të dhënat e aplikacionit happn, ku futbolli rezulton si hobi i dytë më i shpeshtë në profilet e përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar. Gjetjet e OnePoll.com tregojnë gjithashtu se gratë (15%) kanë më shumë gjasa të pyesin në takimin e parë se cilin ekip mbështet tjetri, krahasuar me burrat (11%).

Prej tyre, 6 në 10 gra e bëjnë këtë për të parë nëse kanë interesa të përbashkëta, ndërsa 41% e burrave për të shmangur një “dealbreaker”(prishës marrëveshjesh) nëse nuk mbështesin të njëjtin ekip, shkruan Mirror,

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot